Me rezultat prej 2-0, Barcelona ka fituar në udhëtim te Racing Santanderi.

Blaugranët ishin skuadër dominuese në të gjitha aspektet në këtë takim, megjithatë ata nuk arritën ta dënojnë më shumë se dy herë kundërshtarin.

Pas një aksioni të Xavit, topi arriti te Frabragas, spanjolli dërgoi një top drejt Lionel Messit dhe argjentinasi i kaloi në epërsi mysafirët (29’).

Një ndërhyrje të gabuar ndaj Cesc Fabregas, arbitri e ndëshkoi me penalti dhe ishte serish Messi lojtari që shënoi (56’).

Barcelona mbetet dhjetë pikë prapa Real Madridit në tabelën e La Ligas.
Mesfushori i dikurshëm i Real Madridit, Guti, ka bërë shaka rreth dyshimit se Sergio Ramos e ndali topin me dorë brenda gjashtëmbëdhjetëmetërshit në takimin ndaj Real Betis.

Mbretërit fituan me rezultat 3-2, mirëpo rivali Betis është ankuar për mosakordim penaltie në favor të tyre në dy raste- kur, siç thuhet, Xabi Alonso dhe më vonë edhe Sergio Ramos prekën topin me dorë.

“Ndeshje e shkëlqyer nga Real Madridi dhe Betisi dhe një ndalje e shkëlqyer nga Sergio Ramos”.

“Në sekondën e fundit miku im i mirë e dëshmoi veten si një mbrojtës dhe portier i shkëlqyer”, ka shkruar Guti në Twitter.
Presidenti i Interit, Massimo Moratti, nuk është i sigurt nëse tifozët zikaltër e duan atë ende në krye të klubit.

Në fitoren prej 2-0 ndaj Chievos (e cila e ndaloi rrjedhën prej nëntë ndeshjesh pa fitore të Nerazzurëve) pati mbishkrime ofenduese të tifozëve të Interit të pranishëm në Stadio Bentegodi.

Moratti ka thënë për Rai Sport se dëshiron të dijë nëse tifozët e klubit duan që ai të vazhdojë si president.
Mesfushori i real Madridit, Esteban Granero, ka lëvduar aftësinë e Los Blancos për të tejkaluar momentet e vështira në ndeshjet e komplikuara.

Lideri i La Ligas të shtunën mbrëma triumfoi me vështirësi si mysafir i Real Betisit me rezultat 3-2.

“Jemi liderë sepse reagojmë mirë në ndeshje të komplikuara, sikur ato në Vallecas dhe Getafe, dhe tash kundër Betisit”.

“E dinim se ndeshja do të jetë e komplikuar. Betisi bëri presion në sulm dhe nuk na lejoi ta zhvillojmë lojën tonë”.

“Jemi në formë të mirë dhe krye të tabelës, mirëpo ka edhe shumë ndeshje për t’u zhvilluar”, ka thënë spanjolli për faqen zyrtare të Realit.
Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, e ka bërë të qartë se nuk ka kurrfarë problemi me trajnerin Massimiliano Allegri.

“Kontroversiteti rreth konfrontimit të shpikur verbal me Allegrin? Shumë njerëz po flasin për gjëra për të cilat nuk dinë asgjë”.

“Ata duhet ta mbyllin gojën. Askush nuk është i lumtur pas një humbjeje, dhe unë padyshim që nuk isha (pas humbjes prej 3-0 nga Arsenali). Kjo është e gjitha”, u ka thënë Ibra gazetarëve.
Milani ka shënuar fitore shumë të rëndësishme ndaj Lecces në San Siro me rezultat 2-0, duke forcuar kështu pozitën e parë, pasi Juventusi nga ana tjetër barazoi në transfertë te Genoa.

Milani e dominoi takimin nga fillimi dhe që në fillim edhe realizoi me anë të Nocerinos, i cili me një volej të bukur shënoi për 1-0 (7’).

Milani sulmon portën kundërshtare, por përkundër rasteve të shumta të cilat kanë mundur të jenë shkatërrim për mysafirët, Rossonerët shënuan vetëm edhe një gol të bukur me anë të Zlatan Ibrahimovic (65’) për 2-0 dhe rezultatin përfundimtar të sfidës.

Juventusi u përball sërish me vështirësi në transfertë, pasi nuk arriti të nxjerrë më shumë se një barazim pa gola te Genoa në Marassi, duke i lënë hapësirë Milanit të ikë edhe më tepër, teksa Bianconerët kanë para vetes ndeshje të vështira me Interin dhe Napolin.

Pas kësaj fitore Milani ka 57 pikë në krye të tabelës, teksa Juventusi në vendin e dytë ka 53 pikë dhe ndiqet nga Lazio me 48 pikë, që në mbrëmje pret Bolonjën në Oliimpico.
Manchester United më në fund ka arritur të prekë pozitën e parë në tabelën e Ligës Premier, pasi ka mposhtur West Bromwich Albion me rezultat 2-0 në Old Trafford, teksa Manchester City pësoi disfatë në transfertë te Swansea me rezultat 1-0.

Fitorja e United në këtë takim ishte e pa diskutueshme, me Djajtë të cilët dominuan sfidën nga fillimi.

Në skenë pas gjysmë ore lojë (35’) shfaqet sulmuesi më i mirë i Manchester United, Wayne Rooney, i cili me asistimin e Chicharitos shënoi për 1-0 dhe epërsinë e parë të Djajve në këtë takim.

Dominimi i United vazhdoi dhe presioni detyron Jonas Olsson që të përjashtohet nga loja me karton të kuq, duke ia mundësuar Rooneyt të realizojë nga penaltia për 2-0 (71’), që ishte dhe rezultati përfundimtar i sfidës.

Në takimin tjetër që u zhvillua në të njëtën kohë, rivali direkt për titull, Manchester City kishte vështirësi të dukshme të Sëansea, ku vendasit ishin dukshëm më të rrezikshëm.

Luke Moore shënoi (83’) për 1-0 dhe rezultatin përfundimtar të takimit, që i jep fitore të vlefshme Swanseas dhe disfatë vrasëse Manchester Cityt.

Me këtë disfatë, Manchester City humb pozitën e parë dhe bie në pozitën e dytë me 66 pikë, një pikë më pak se sa lideri i ri Manchester United.
Sulmuesi i Arsenalit, Robin Van Persie, është i bindur se Arsenali mund ta zë vendin e tretë në Ligën Premier, duke parë formën aktuale të klubit dhe rënien në formë të Tottenhamit.

“Unë kam ndjenjën e fuqishme se mund të përfundojmë në vendin e tretë”.

“Do të ishte arritje e madhe, pasi kemi qenë në pozitë të keqe në fillim të sezonit. Mendoj se meritojmë vendin e tretë”, tha Van Persie.
Mbrojtësi i Real Madridit, Marcelo, u ka bërë thirrje bashkëlojtarëve të tij që të mbajnë fokusin në pjesën e mbetur të sezonit, edhe pse kanë avantazh prej 13 pikësh ndaj Barcelonës.

“Ne duhet të mbajmë këtë epërsi, por kampionati nuk ka përfunduar dhe duhet të luftojmë shumë”.

“Ne e kemi ditur se do të jetë vështirë, por ne është dashur të përqëndrohemi, pasi ata kanë mundur të shënojnë në çdo moment. Betisi është i mirë në stadiumin e vet”, u shpreh Marcelo.
Befasi nga Manchester City. Sipas Sunday Times, lideri i Premierligës ka arritur marrëveshje me vlerë prej 13 milionë eurosh në vit për transferimin e sulmuesit kryesor të Arsenalit, Robin van Persie.

Në rast të finalizimit të kalimit të tij në Itihad, ylli holandez do të bëhet futbollisti më i paguar i Cityt (në përjashtim të sulmuesit të rebeluar Carlos Tevez).

Ardhja e Van Persiet në City, do të përcillej me largimin e sulmuesit boshnjak Edin Dzeko për të cilin interesim kanë shprehur Juventus dhe Milan.
Bosi i Arsenalit, Arsene Wenger, ka pranuar se pjesa tjetër e futbollit evropian i është afruar shumë Ligës Premier sa i përket cilësisë.

Në rast se Chelsea dështon të mposhtë Napolin dhe të shkrijë deficitin prej 3-1 nga ndeshja e parë, atëherë asnjë ekip anglez nuk do të jetë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe fat i njëjtë mund të presë edhe Manchester Cityn dhe Manchester Unitedin në Europa League, e që do të përbënte katastrofë për futbollin anglez.

“Shikoni në rezultatet e Manchester Cityt dhe Manchester Unitedit këtë sezon dhe shihni se keni menduar si unë që ata do të shkojnë tutje lehtë. Është e vështirë. Duke gjykuar këtë sezon ne nuk jemi në maje. Ndoshta në Angli secila ndeshje është më e kompletuar, ne vuajmë më shumë në ndeshjet e Ligës së Kampionëve. Këtë sezon nuk shkoi mirë, ndoshta ekipet duhet të rrisin cilësinë e lojës”, u shpreh francezi.
Mesfushori i Milanit, Mark Van Bommel edhe njëherë ka lëvduar asin e Arsenalit, Robin Van Persie, duke thënë se ai është lojtar ideal për Milanin dhe top klasi botëror.

Van Bommel është mik i afërt i Van Persiet dhe disa herë ka bërë thirrje që të transferohet në San Siro.

“Ai është top klasi botëror, një prej sulmuesve më të mirë në botë. Ideal për Milanin”, theksoi Van Bommel.
Sulmuesi i Real Madridit, Gonzalo Higuain, ka thënë se ai plotësisht do t’i përkushtohet ekipit nga Santiago Bernabeu dhe do të refuzojë të flasë për të ardhmen deri në fund të sezonit.

“Tani për tani unë nuk do të flas për të ardhmen time dhe unë do të përkushtohen në muajt e ardhshëm ndaj Real Madridit. Unë do të tentoj të bëj punën time dhe të ndihmoj ekipin”.

“Ishte ndeshje shumë e vështirë, por ne fituam dhe vazhdojmë të mbajmë diferencën të lartë me Barcelonën”, tha Higuain.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, është parë në tribunat e stadiumit Stade Gerland, në ndeshjen e kampionatit të Francës, Lyon – Lille, ku skocezi besohet se u fokusua në talentin Eden Hazard.

21 vjeçari Hazard është lidhur me një numër skuadrash të mëdha evropiane, duke përfshirë edhe Chelsean, Arsenalin, Real Madridin dhe Barcelonën, ndërsa tani Djajtë e Kuq duket se janë në pole pozicion për belgun.

Dhe i pyetur pas golit të Lisandro Lopez, se nëse e din që Ferguson është në tribuna, Hazard tha: “Nuk e di që ai është këtu. Ndoshta ai është i lodhur”.
Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, beson se mund të jetë i nevojshëm një rekord i pikëve në mënyrë që ‘qytetarët’ të mposhtin Manchester Unitedin në luftën për titull në Ligën Premier.

“Mund të jetë ndeshje e vështirë ndaj Swanseas sepse ata luajnë futboll të mirë. Ne duhet që të luajmë mirë nëse duam të fitojmë. Mund të them se ata janë ndër ekipet që luajnë futboll më të mirë”.

“Mendoj se secila ndeshje që nga tani deri në fund do të jetë problematike, sepse ne luajmë ndaj ekipeve që luftojnë për mbijetesë. Swansea në shtëpi është fantastike, ata kanë pasur sezon të mirë, por më vjen keq pasi ne do të fitojmë”, u shpreh Mancini.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, i është përgjigjur rivalit të tij të përbetuar, Pep Guardiola, duke i thënë këtij të fundit se ai është i vetdishëm për gabimet e tij.

Të dy strategët janë përfshirë në një luftë të ashpër mediatike duke eskaluar në kritika personale, kur Guardiola e cilësoi Mourinhon si turp për klubin madrilen dhe si njeri pervers. Sidoqoftë, Mourinho nuk ishte aq i përqëndruar në fitoren ndaj Betisit sa për t’ia kthyer përgjigjen Guardiolës.

“Për mua, toni i Guardiolës ishte normal. Çfarë mund të them është se jam përplot me defekte ashtu sikurse dinë të gjithë. Unë kam zgjedhur që të mos i fsheh gabimet e mia. Si njeri jo i përkryer që jam, nëse e shoh diçka që nuk më pëlqen, atëherë e shprehi. Të tjerët shfrytëzojnë një palë të tretë për të shprehur atë që mendojnë”, u shpreh Mourinho.

Portugezi nuk la pa e përshëndetur as gjqytarin Eduardo Iturralde që e zëvëndësoi gjyqtarin kryesor nga fillimi Iturralde Gonzalez, i cili u lëndua. Sipas Mourinhos, Eduardo shfaqi performancë fantastike duke bërë që ndeshja të ishte jashtëzakonisht e bukur pa e ndërprerë atë njëqind herë.
Mesfushori i Romës, Daniele De Rossi, ka thënë se Roma do të mundohet që të fitojë çdo ndeshje të mbetur këtë sezon në Serie A.

“Kanë mbetur edhe shumë ndeshje për t’u luajtur dhe ne duhet të tentojmë t’i fitojmë sa më shumë ndeshje që është e mundur. Vetëm në këtë mënyrë mund të ngritemi në tabelë. Është e vështirë, por jo e pamundur”.

“Ishe paraqitje e mirë ndaj Palermos, sidomos në pjesën e parë dhe gjatë fundit të takimit ne vuajtëm, por kjo ishte e pritur. Nëse nuk jeni të kujdesshëm, gjithmonë do të vuani, pa marrë parasysh se kush është trajneri juaj”, tha De Rossi.
Mesfushori i Chelseat, Ramires, është i bindur se Chelsea mund të kualifikohet tutje në Ligën e Kampionëve, përkundër faktit se në ndeshjen e parë Blutë pësuan humbje.

“Ne kemi pasur mundësitë për të shënuar në Napoli, por nuk arritëm, ndërsa tani duhet të shfrytëzojmë rastet tona në shtëpi. Mendoj se në dhjetor, kur ne fituam ndeshjet ndaj Neëcastle, Valencias dhe Manchester Cityt shfaqëm paraqitje të përkryera”.

“Nuk mendoj se është e vështirë të shënojmë dy gola, ndoshta edhe më shumë, kështu që kjo na bën të kemi besim për të kaluar tutje”, tha Ramires.
Sulmuesi i Kolnit, Lukas Podolski, ka hedhur poshtë sugjerimet se ai ka arritur marrëveshje me Arsenalin për t’u transferuar në Emirates gjatë verës.

Spekulimet të mërkurën e kanë lidhur 26 vjeçarin me një kalim në Emirates, pasi ishte menduar se është arritur marrëveshja për kontratën e futbollistit. Sidoqoftë, vet Podolski mohon të ketë arritur akordin.

“Për dallim prej spekulimeve ditëve të kaluara, asgjë nuk është vendosur ende. Nëse do të kishte diçka për të treguar, do ta bëja”, tha Podolski.
Trajneri i Dortmundit, Jurgen Klopp, nuk merakoset fare për barazimin e ekipit të tij ndaj Augsburgut, pasi e ka ditur se ecurisë së suksesshme të fitoreve një ditë do t’u vijë fundi.

“Ne është dashur të punojmë me zell dhe me fat kemi mundur të fitojmë. Sidoqoftë, ne nuk kemi fituar më shumë se një pikë”.

“Augsburg luftoi, por pa marrë parasysh kësaj, ne nuk kemi humbur në 19 ndeshjet e fundit”, u shpreh Klopp.
Trajneri i Lazios, Edy Reja, ka pranuar se përderisa Milani dhe Juventusi janë më të fortë se skuadra e tij, janë megjithatë djemt e tij ata që mund të vendosin luftën për titull këtë sezon.

“Është e vërtetë se nuk jemi larg nga skuadrat lidere në tabelë, por ne do të shohim se si gjërat shkojnë me lëndimet. Milani dhe Juventusi janë superiorë, por nëse kthehen lojtarët e lënduar, atëherë mund të kemi fjalën e fundit”.

“Në të njëjtën kohë, duhet të jemi realistë, pasi në aspektine fuqisë nuk mund të konkurrojmë me ato dy ekipe. Do të ishte i kënaqshëm kualifikimi në Ligën e Kampionëve. Jam i bindur se Napoli dhe Interi do të luftojnë deri në fund me ne për këtë pozitë”, u shpreh Reja.