Australian Open: Eleminohet Sharapova, Djokoviç në finale

Lina's | Thursday, January 24, 2013 |

Pas Serena Williams është Maria Sharapova ajo që i jep lamtumirën turneut të parë Grand Slam të vitit në tenisin për femra. Sharapova është eliminuar në gjysmëfinale pas humbjes 2-0 me sete (6-2, 6-2) ndaj kinezes Li Na. dështim total për tenisten ruse, që deri në ndeshjen e fundit kishte humbur vetëm nëntë “game”. 

Një sukses i rëndësishëm për Li Na, që mban gjallë shpresat e saj për të fituar titullin e dytë Grand Slam në karrierën e saj pas triumfit në turneun “Roland Garros” të vitit 2011. Në finalen e femrave në Australian Open, tenistja kineze do të përballet me numrin një të botës Victoria Azarenka, e cila mundi 2-0 me sete (6-1, 6-4) surprizën e turneut, amerikanen Sloane Stephens. 

Pas këtij suksesi, tenistja bjelloruse konfirmon veten si favoritja kryesore për të fituar titullin kampion në finalen e Melbourn. Novak Djokovic ka siguruar finalen pas fitores ndaj David Ferrer. Gjithcka e lehtë për serbin që dominoi gjysmëfinalen, duke e mbyllur atë në 89 minuta me një avantazh 3-0 me sete (6-2 6-2 6-1). 

Pas këtij suksesi, Djokovic shkon drejt titullit ka tretë radhazi në Novak Djokovic. Në finale, numri një I botës do të luajë me fituesin e gjysmëfinales tjetër që do të luhet të premten mes Roger Federer dhe Andy Murray.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!