Australian Open: Finalja e meshkujve Djokovic- Murray

Unknown | Friday, January 25, 2013 |

Andy Murray mundi me sete 3 me 2 zviceranin Roger Federer duke prenotuar biletën e dytë për në finalen e madhe të Australian Open.

Tenisti skocez fitoi setin e parë, të tretë dhe të pestë, ndërkohë që Federer-it nuk i mjaftoi klasi dhe eksperienca për të mposhtur fizikisht qendrueshmërinë e britanikut. Finalja e madhe e Australian Open mes serbit Novak Djokovic dhe britanikut Andy Murray do të luhet ditën e dielë. 

Kjo është finalja e dytë që sportistët diskutojnë brenda më pak se një viti, pas US Openit, ku serbi doli fitues. Nëse do të fitojë edhe në Australian Open, Djokovic shndërrohet në tenistin e parë që fiton 3 Australian Open radhazi që nga koha kur është vendosur ky format.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!