Australian Open: Reaketat e mëdha kalojnë pa vështirësi

Unknown | Monday, January 21, 2013 |

Andy Murray i bashkohet pretendentëve të tjerë për të fituar titullin kampion në Australian Open, duke siguruar kualifikimin për në çerekfinalet e turneut të parë Grand Slam të vitit. Tenisti skocez mundi 3-0 me sete (6-3 6-1 6-3) francezin Gilles Simon. 

Gjithcka e lehtë për Murray, i cili do të shfaqte një lojë të saktë duke dominuar kundërshtarin e tij. Nga ana tjetër, e kotë rezistenca e Simon që në fund do të dorëzohej duke martrë vetëm shtatë gejme në të tre setet e kësaj sfide. 

Pas suksesit, Murrey konfirmon veten si favorit për të fituar titullin kampion në Australian Open, ndërsa në çerekfinale i bashkohet rivalit të tij të drejpërdrejtë dhe numrit një të botës në tenisin për meshkuj Novak Djokovic, i cili ishte kualfikuar më parë në cerekfinalet e këtij turneu. 

Në Australian Open për femra, raketa numër një e botës Victoria Azarenka ka kaluar me lëhtësi në cerekfinale, pas fitores 2-0 me sete (6-1, 6-1) ndaj ruses Elena Vesnina.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!