Azarenka fiton për herë të dytë Australian Open

Unknown | Saturday, January 26, 2013 |

Bjellorusja, Vitoria Azarenka fiton për të dytin vit radhazi Australian Open, kjo falë edhe një dëmtimit të dyfishtë të kundërshtares së saj në finale, Na Li. Tenistja kineze, Na Li fitoi setin e parë me rezultatin 6-4. Në të dytin i nisën dhimbjet në kavilje që ndikoi në rendimentin e saj në fushë. 

Pikërisht pas këtij episodi dramatik, gjithcka bëhet më e lehtë për bjellorusen, që fiton 6-4 duke barazuar me 1-1 me sete, ndërsa në setin final e fiton akoma më me lehtësi, 6-3. Azarenka fiton kështu për të dytin vit radhazi Australian Open dhe mban numrin një në renditjen e përgjithshme botërore, ndërsa Na Li mbetet e gjashta. 

Të dielën luhet finalja e meshkujve të këtij Grand Slam-i, finale që do të diskutohet mes serbit Novak Djokovic dhe skocezit Andy Murray.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!