Beckham te Arsenali për stërvitje

Unknown | Wednesday, January 30, 2013 |

Në pritje për të mësuar të ardhmen e tij, David Beckham ka zgjedhur skuadrën e Arsenalit për t’u stërvitur deri sa të vendosë se te cila skuadër do të vazhdojë karrierën. 

Ish-futbollisti i Manchester United, Realit të Madridit dhe Milan u largua një muaj më parë nga kampionati amerikan ku për pesë sezone luajti me Los Angeles Galaxy. 

Tani si lojtar i lirë, mesfushori po vlerëson ofertat për t’u kthyer sërish në fushën e lojës. Megjithëse 37-vjeçar, ish-kapiteni i përfaqësueses angleze vazhdon të jetë i kërkuar nga shumë skuadra në Europë. Arsenali është vetëm skuadra e zgjedhur nga Beckham për të ruajtur formën sportive gjatë kohës që qëndron në Londër, pasi ka qenë vetë trajneri Arsene Wenger ai që ka hedhur poshtë çdo mundësi që mesfushori të qëndrojë në skuadër. 

Gjithsesi, klube të tjera në Premier League angleze si West Ham dhe QPR interesohen për shërbimet e një prej futbollistëve më të mirë të dekadës së fundit. Po ashtu, David Beckham ka qenë protagonist i spekulimeve në merkato. Futbollisti anglez kërkohet edhe në Emiratet Arabe, por me shumë mundësi ai do të qëndrojë në Europë.

Paris SG është një destinacion i mundshëm, ashtu si Milan. Klubi italian ka një raport të shkëlqyer me Beckham, i cili në të shkuarën ka luajtur në formë huazimi në Seria A.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!