Beckham te PSG deri në fund të sezonit

Unknown | Thursday, January 31, 2013 |

38-vjeçari David Beckham do të jetë deri në fund të sezonit një lojtar i klubit francez të Paris Saint Germain. Pas blerjes së brazilianit Lukas për 45 mln euro dhe largimit të Sisokos, drejtuesit e klubit parizien e mbyll merkaton e janarit me një blerje suprizë. 

Më shumë sesa një transfertë futbolli, mediat franceze e shohin këtë blerje të drejtuesve arab të PSG si një lëvizje për të forcuar imazhin e klubit francez në arenën botërore. 

Ndërkohë mesfushori anglez ritakohet sërish me Ancelotin dhe Leonardon, dy njohjet e vjetra të tij në kohën kur u transferua te Milani. 

Pasi t’i nënshtrohet vizitave mjeksore, David Beckham do të firmosë një kontratë me PSG e cila do të jetë e vlefshme deri në fund të këtij sezoni.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!