Bota mban frymën, është koha e “El Clasico”-s Real-Barça

Unknown | Wednesday, January 30, 2013 |


Ronaldo-Mesi, sfidë brenda sfide para syve të 500 mln shikuesve

Real Madrid's Portuguese forward CristiaSonte në orën 21.00, në stadiumin “Santiago Bernabeu” do të ngjitet në skenë akti i parë i sfidës së vlefshme për gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit mes Real Madridit dhe Barcelonës, për të cilën bota mban frymën. Të paktën sytë e 500 milionë spektatorëve do ta ndjekin atë, ndërkohë të gjitha biletat për të parë nga shkallët e stadiumit janë shitur.
Supersfida – Të prezantosh një ndeshje si Real-Barça, pra “El Clasico” siç quhet në Spanjë, do të ishte thuajse si të biesh në retorikë: bëhet fjalë për supersfidën mes dy skuadrave me më shumë tituj dhe më të mira në botë për momentin, por të ndara nga një rivalitet historik, që vlen më shumë sesa çfarëdolloj “derbi” tjetër. Gjysmëfinalja e Kupës së Mbretit i ka vënë përballë, njëra kundër tjetrës, me dy statuse shpirtërore krejt të ndryshme: madrilenët nuk po përsërisin rezultatet e sezonit të fundit dhe vendi i tretë tingëllon si një shuplakë (15 pikë më pak se blaugranat). Nga ana tjetër, Barcelona po dominon kampionatin pa asnjë rival dhe njeriu i saj më përfaqësues, katër herë fituesi i Topit të Artë, Leo Mesi, po thyen çfarëdolloj rekordi të La Ligas (33 gola deri tani në 21 ndeshje).
Zgjedhjet teknike – Por një përballje direkte, dihet, është një tjetër gjë dhe shpirti i hakmarrjes te formacioni Zhoze Murinjos ekziston: problemi është se “Los blancos” do të duhet të bëjnë llogaritë pa shumë lojtarë të rëndësishëm si të dëmtuarit Kasijas e Pepe, shto edhe të skualifikuarit Koentrao e Di Maria. Dyshja e sulmit do të jetë e formuar nga Kristiano Ronaldo e Karim Benzema. Pa trajnerin Tito Vilanova, Barcelona do të prezantohet në shtëpinë e Realit me vetëdijen, që sfida do të lihet në gjatësinë kohore të 180 minutave: ja pse djemtë e Zhordi Rouras do të kërkojnë të kapitalizojnë në maksimum lojën e tyre për t’u paraqitur në “Kamp Nou” me një rezultat, që do t’u lejonte të luanin pa shumë presion. Ksavi, Fabregas, Pedro, Iniesta dhe mbi të gjitha “Pleshti”, i mrekullueshëm Leo Mesi janë gati të zbrazin armët.
Dueli Ronaldo-Mesi – Do të jetë një tjetër betejë mes dy lojtarëve më të mirë të botës: Leo Mesit dhe Kristiano Ronaldos. Portugezi është një makth për Barcelonën, pasi ka shënuar 7 gola në 6 klasiket e fundit. Por nëse Mesi shënon në “Bernabeu” atëherë do të barazonte rekordin e Di Stefanos, pasi i ka shënuar Realit në të gjitha kompeticionet, kampionat, Kupën e Mbretit, Superkupë dhe Champions League. Do të jetë edhe “El Clasico” e 2013, por edhe e ajo që vë përballë për herë të parë dy yjet e futbollit, pasi argjentinasi fitoi Topin e Artët për të katërtën herë radhazi. Në këtë muaj të parë të vitit CR7 ka shënuar 10 gola, Mesi 9. Të dielën të dy kanë nxehur muskujt: i pari shënoi një tripletë ndaj Gedafes, i dyti katër gola ndaj Osasunës.
Zhoze Murinjo – Por Real-Barça është edhe Murinjo. Në 14 “El Clasico” me të në stolin e madrilenëve, Reali ka fituar vetëm 3, 5 janë mbyllur në barazim dhe 6 janë fituar nga Barcelona. Tekniku portugez ka mundur të marrë më të mirën në takimet e fundit dhe Kupa është një nga dy objektivat sezonalë të mbetur përveç Championsit, ngaqë La Liga duket e mbyllur me 15 pikët e diferencës.
Kuriozitete – Barça ka fituar 26 herë Kupën e Mbretit, Reali 18. për sa u përket përballjeve, ato janë në total 219 ndeshje të luajtura në historinë e të dy klubeve, duke marrë në konsideratë të gjitha kompeticionet. Bilanci është ky: 87 të Realit, 46 barazime dhe 86 fitore të Barcelonës. Precedentët mes dy ekipeve në “Bernabeu” janë 96. Bilanci është: 58 suksese të madrilenëve (i fundit 2-1, në Superkupën e Spanjës 2012), 19 barazime (i fundit 2-2, në Superkupën e Spanjës 2011) dhe 19 fitore të Barcelona (e fundit 1-2, në Kupën e Mbretit 2011/’12). Mes sezonit 2010-2011 dhe fillimit të 2011-‘12 është zhvilluar numri më i madh i sfidave mes dy formacioneve (shtatë). Të dyja skuadrat, në fakt, kanë sfiduar njëra-tjetrën edhe në Champions League dhe Kupën e Mbretit. Barcelona shënon në “Santiago Bernabeu” prej 9 takimesh radhazi.
Formacionet e mundshme
Real Madrid: Adan, Arbeloa, Albiol, Varane, Marselo, Khedira, Alonso, Ëzil, Modriç, Ronaldo, Benzema
Barcellona: Pinto, Alves, Pike, Maskerano, Alba, Ksavi, Buskets, Fabregas, Pedro, Mesi, Iniesta.
Gjyqtar: Klos Gomez

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!