Brooklyn Beckham, djali i David te Chelsea

Unknown | Wednesday, January 23, 2013 |


Djali i një prej futbollistëve më të famshëm në botë, David Beckham, është vënë në gjurmët e babait, duke u regjistruar për një provë me klubin e Chelsea. ”Sportsmail” informoi se 14-vjeçari ishte paraqitur një ditë më parë në qendrën stërvitore të Kobhemit, për t’u provuar nga trajnerët e moshave të klubit të Premier League. 

David Beckham gjithashtu ishte i pranishëm në këtë ditë të rëndësishme për djalin e tij të madh, ndërsa prezenca e tij në fushën e Chelsea, u interpretua gabimisht nga disa gazetarë si një trativë për rikthimin e tij në Premier League, këtë herë në radhët e bluve. 

Një burim i afërt me familjen, deklaroi në shtypin britanik: “Brooklyn është një adoleshent me ambicie për t’u bërë një futbollist i madh. Ai ka kohë që stërvitet dhe u rikthye në Britani për të parë se sa larg mund të shkojë”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!