Bundesliga po rritet, edhe me para

Lina's | Wednesday, January 23, 2013 |


Kampionati gjerman i futbollit, Bundesliga ka regjistruar shifra rekorde të të ardhurave. Bundesliga, për herë të parë në historinë e saj 50-vjeçare ka faturuar plot 2 miliardë euro të ardhura.
Në sezonin 2011-2012 18 klubet e divizionit të parë kanë qarkulluar 2,081 miliardë euro (7,4% më shumë karahasuar me një sezon më parë).
Rritje vihet re edhe në pagat e lojtarëve dhe trajnerëve që arkëtuan nga 0.9 përqind më shumë në llogaritë e tyre me 929 mln Euro në total. Mesatarisht, një lojtar në Bundesliga përfiton 1.6 mln Euro në sezon.  

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!