Casillas në planet e United?

Edw | Tuesday, January 22, 2013 |

Kapiteni i Real Madridit, Iker Casillas, është shndëruar në synim serioz për klubin anglez, Manchester United.

Telegraph shkruan se United në mënyrë aktive po kërkon portier me përvojë për të zëvëndësuar De Gean në fund të sezonit.
Përderisa Asmir Begovic dhe Fernando Muslera po ashtu janë opsione serioze, tabloidi anglez nuk e hedh poshtë mundësinë që Djajtë të bëjnë ofertë për ‘San Iker’, i cili është lënë shpesh në pankinë nga Mourinho këtë sezon.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!