City ul çmimin e Balotelli, Milan sytë nga sulmuesi

Lina's | Thursday, January 24, 2013 |

Mario Balotelli kthehet sërish në objektivin kryesor të Milan, i cili kërkon të mbyllë me një goditje të madhe merkaton e janarit. Klubi kuqezi vazhdon bisedimet për të mbyllur këtë transferim, që me zhvillimet e fundit duket se do të ketë një fund të lumtur. Konfirmimi për këtë vjen pas takimit të fundit të agjentit të futbollistit në selinë e Milan. 

Sipas mediave italiane dhe atyre angleze, Manchester City ka pranuar të ulë cmimin e Mario Balotelli. Vetëm një javë më parë City kërkonte 37 milionë euro për kartonin e sulmuesit të kombëtëtares italiane, ndërsa tani do të ishte i kënaqur edhe me 25 milionë euro. Kjo shumë është e pranueshme për Milan, aq më tepër që kuqezinjtë do ta paguajnë atë me gjashtë këste. 

Transferimi i Mario Balotelli te Milan afrohet edhe nga vetë dëshira e sulmuesit për t’u larguar nga Manchester City, ku nuk po luan me vazhdimësi ndërsa raportet e tij me trajnerin Roberto Mancini janë drejt fundit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!