'Çmëndet' Serena, e then reketin (Video)

Lina's | Thursday, January 24, 2013 |


Serena Williamsin si duket e kanë lëshuar nervat në meçin çerekfinale ndaj bashkëkombëses Sloane Stephens.

Tenistja amerikane, pasi e humbi një pikë, në mllef e sipër i mëshoi për toke reketit duke e dëmtuar atë, për ta zëvendësuar më pas me një tjetër.

Mirëpo ky ndryshim nuk i bëri punë Serenës, e cila u eliminua nga tenistja e re dhe mrekullia e Australian Open, Stephens, e cila u kualifikua në gjysmëfinale të turneut. Fat tjera herë për Serena Williams.  

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!