Dështon transferimi i Kaka te Milani

Edw | Tuesday, January 22, 2013 |

Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka thënë se nuk është arritur marrëveshja për kthimin e Ricardo Kaka në San Siro.

Ndërkohë që Footbal Italia raportonte se braziliani është pranë arritjes së marrëveshjes, Sky Sport Italia citon Gallianin të ketë thënë se bisedimet kanë dështuar.

Shefi ekzekutiv i Rossonerëve ka deklaruar se klubi i tij është tërhequr nga bisedimet me Real Madridin për 30-vjeçarin.
“Bisedimet për Kaka kanë dështuar. Është e pamundur të kompletohet marrëveshja për arsye fiskale”.
“Marrëveshja dështoi para një ore. Ne ishim marrë vesh për gjithçka tjetër”, u ka thënë Galliani gazetarëve.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!