Edhe një injorim për Leite Kakan!

Unknown | Wednesday, January 23, 2013 |


Bisedat e fundit që Kaka i ka bërë me Milanin, si duket nuk i kanë pëlqyer Jose Mourinhos. Trajneri portugez nuk e ka ftuar Kakan fare për ndeshjen e sotme për kupë ndaj Valencias.
Mourinho thuhet se nuk i ka dhënë leje Kakas për të biseduar me ndonjë skuadër tjetër, gjë të cilën e ka bërë Kaka me Milanin.
Në listë nuk është as braziliani tjetër, Marcelo. Por mungesa e Marcelos mund të jetë me ndonjë arsye tjetër pasi që ai tani është kthyer nga një lëndim dhe se mund të mos rrezikoj me të në lojë./Indeksonline/ 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!