El Clasico: Barcelona pa trajnerin Vilanova

Unknown | Wednesday, January 30, 2013 |

Sot në orën 21 të mbrëmjes, Reali dhe Barcelona do të luajnë betejën e parë të gjysmëfinaleve të Kupës së Mbretit. Klasikja e futbollit spanjoll pritet të jetë sërish një nga ndeshjet më të ndjekura në planet, teksa mendohet se 500 milionë njerëz do të jenë para televizorit për të. 

Barcelona do të jetë pa trajnerin Tito Vilanova, që ka shkuar në Nju Jork për t’u kuruar, ndërsa në vend të tij, në stol do të jetë ndihmësi Zhordi Roura. Ndeshja vendos përballë Messi-n e Ronaldon, dy më të mirët e planetit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!