El Clasico, Xavi e Iniesta të pakënaqur me referin

Unknown | Thursday, January 31, 2013 |


Spektakli në gjysmëfinalën e parë të kupës së mbretit ka lënë një shije të mirë në të gjithë globin. Të apasionuarit e futbollit kanë shijuar çdo sekondë të kësaj sfide, që nuk dhuroi fitues.

Por ka nga ata që kanë dalë ta pakënaqur nga kjo sfidë. Andres Inesta dhe Xavi Hernandez nuk janë aspak të kënaqur me rezultatin. Inesta ka theksuar se barazimi 1-1 ka lënë një shije të hidhur, pasi skuadra duhej të fitonte.

"Po largohemi nga madridi me një shije të hidhur pasi kishim mundësi të shumta shënimi. Edhe ata kishin mundësitë e tyre. Ishte një ndeshje e luftuar dhe plot nerv. Në përgjithësi ne dominuam, por nuk u treguam të saktë. Megjithatë duhet të jemi pozitiv pasi të vish dhe të shënosh në Bernabeu nuk është diçka e lehtë", ka thënë Iniesta.

Edhe Xavi Hernandez shprehu mërzinë e tij për këtë barazim, duke theksuar se Barcelona e fali realin.
"Reali Madridi përfitoi nga gabimet tona në kontrollin e topit. 

Ne ishim më mirë por mendoj që e falëm realin në këtë ndeshje. Kam vërejtje për gjykimin, pasi goli i barazimit erdhi nga një goditje këndi që nuk ekzistonte, ndërsa Ronaldo shkaktoi një faull që normalisht ndëshkohet me karton të verdhë. 

Edhe ndeshja e kthimit do jetë kështu, me Barcelonën dominuese. Shpresojmë të jemi më të saktë, edhe pse ky rezultat që morën në madrid është i mirë", ka thënë Xavi Hernandez.

Ndeshja e kthimit në Camp Nou do të luhet më 27 shkurt, kur dhe do të vendoset skuadra finaliste e kupës së mbretit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!