El Shaarawy: Të luaj me Kakan, realizim i ëndrrës

Edw | Tuesday, January 22, 2013 |

Sulmuesi i Milanit, Stephan El Shaarawy, shpreson që Kaka ta veshë sërish fanellën kuqezi gjatë këtij afati kalimtar.
Ai ka thënë se do të ishte realizim i ëndrrës së tij të luante përkrah yllit brazilian.

“Shpresoj që të arrihet marrëveshja për Kaka. Ai ka qenë gjithmonë heroi im dhe të luaj përkrah tij do të ishte një realizim ëndrre”, citon faqja zyrtare e Milanit fjalët e 20-vjeçarit.

Ndërkohë që po bisedohet për kthimin e mesfushorit të Real Madridit te Rossonerët, edhe Giampaolo Pazzini dhe Mathieu Flamini kanë dhënë komente pozitive për 30-vjeçarin.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!