Goli që të le pa frymë (Video)

Unknown | Tuesday, January 29, 2013 |


Mesfushori i Doxa Katokopias, Ricardo Fernandes ka shënuar një gol të mrekullueshëm që të le pa frymë.

Futbollisti i ekipit qipriot pret në zonë një krosim të shokut të tij, por ka vetëm një mundësi për të goditur.

Dhe ai pikërisht këtë bën: godet drejt portës duke realizuar një supergol.

Goditja në stilin akrep e çon topin në cepin më të largët të portës duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi portierit kundërshtar, të cilit nuk i mbetet gjë tjetër veçse të nxjerr topin nga rrjeta. 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!