Ibra: Bayern i duhur për Guardiolën

Unknown | Wednesday, January 30, 2013 |


Ylli i PSG-së, Zlatan Ibrahimovic ka deklaruar se Bayern Munchen është skuadra e duhur për Pep Guardiolën. Në një intervistë për mediat franceze, Ibra vlerësoj se Guardiolës mund ti shkojë puna me Bayernin pasi që e vlerëson shumë mentalitetin gjerman.
"Është një vendim personal i tij. Besoj që me atë vendim të gjithë do të jenë të lumtur. Bayern është skuadër me lojtarë të mëdhenjë dhe me një strukturë impresionuese. Mentaliteti gjerman mund ti kapet Guardiolës. Mendoj që punën e suksesshme që e ka bërë te Barcelona, ai mund ta përsëris edhe në Bayern" deklaroi Ibra./Indeksonline/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!