Ja çka humbi Barca, këtë supertalent

Unknown | Monday, January 28, 2013 |


Barcelona mund të jetë e penduar për humbjen e një supertalenti nga skuadra e saj. Ylli i ri argjentinas, Mauro Icardi po shtangë të gjithë me paraqitjet e tij te Sampdoria.
Supertalenti 19 vjeçar argjentinas shënoj dje 4 gola për Sampdorian në ndeshjen ndaj Pescaras, vetëm 2 javë pasi e mposhti vetë Juventusin në stadiumin e saj me 2 golat e shënuara të tij.
Icardi ishte për 3 vite me radhë pjesë e akademisë "La Masia te Barcelonës" ku shquhej si një nga talentët më të mëdhenjë por që rastësisht atë Barcelona e shiti për një shumë tejet të vogël. Ky vendim po del të jetë shumë i gabueshëm.
Mediat po e krahasonë Icardin me Lionel Messin, sidomos aftësinë e tij para portës ku golat i shënon shumë thjeshtë.
Madje interesante është fakti se karriera e Icardit ngjason shumë me atë të Messit, duke qenë që të dy fqinjë në qytetin argjentinas, Rosario.
Sot Icardi është një nga emrat më të përfolur në tregun evropian pasi që për të po shprehin interesim Milan, Juventus, Roma, Zenit e Porto.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!