Janari i tmerrshëm i Juventus

Unknown | Wednesday, January 30, 2013 |

Janari është konfirmuar si muaj i zi për Juventusin. Këtë muaj, skuadra kaloi periudhën më të errët pas skandalit të basteve në 2006. Ekipi bardh e zi ka dështuar në disa ndeshje.

Rasti i fundit ishte ai ndaj Lazio-s, ku “Zonja e Vjetër” u mposht të martën mbrëma me rezultat 2:1, duke u eliminuar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Në muajin janar Juventusi ka fituar vetëm dy ndeshje nga shtatë që ka luajtur, duke regjistruar 2 fitore, 3 barazime e 2 humbje.

Tani, trajneri Antonio Conte duhet të di ta menaxhojë këtë situatë aspak të volitshme, edhe pse ka disa mungesa të rëndësishme. Rreziku i dështimeve në Itali mund të reflektojë edhe në Champions League, ku bardh e zinjtë do të luajnë ndaj Celtic, më 12 shkurt.

Por, përpos kësaj ndeshjeje, kampionët italianë i presin disa sfida tjera të vështira. Së pari, të dielën do të udhëtojnë drejt Veronës, ku i pret Chievo. Pastaj do të luajnë në shtëpi me Fiorentinën dhe më pas me Romën në kryeqytetin italian.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!