Juve e Interi, gati të zyrtarizojnë dy yje

Ilir Tërstena | Wednesday, January 23, 2013 |


Sipas raporteve të fundit nga Italia, Juventusi dhe Interi janë fare pranë marrëveshjes me dy lojtarë të njohur në futbollin evropian.
Sipas Sky Sport, Juventusi ka arritur marrëveshje gojore për blerjen e sulmuesit të Lionit, Lisandro Lopez. Juve thuhet se do ti kryej procedurat e fundit me sulmuesin argjentinas.
Interi në anën tjetër është shumë pranë blerjes të yllit të Montpellier, Younes Belhanda. Talenti 22 vjeçar marokien, pritet ti bashkohet Interit pas rikthimit nga Kupa e Kombeve ku po luan me Marokun.
Presidenti i Montpellier, Louis Nicollin ka deklaruar sot marrëveshjen me Interin../Indeksonline/ 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!