‘Klasikët' ndahen paqesisht! (video)

Unknown | Wednesday, January 30, 2013 |


Ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Mbretit ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës ka përfunduar pa fitues. Në El Clasicon e radhës të zhvilluar në “Santiago Bernabeu”, Reali dhe Barça janë ndarë 1:1.

Pjesa e parë ka përfunduar pa gola megjithë rastet e shumta nga të dy anët.

Pesë minuta pas fillimit të pjesës së dytë, Fabregas shënon për epërsinë e Barcelonës pas asistimit të Leo Messit.

Deri në minutën e 82, rezultati nuk ndryshon. Ishte mbrojtësi i ri i Realit, Varan që arrin t’i barazoj shifrat në 1:1 për të vendosur edhe rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Ndeshja e kthimit në “Camp Nou” luhet më 27 shkurt. (ORAinfo)

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!