Kupa: Lazio në finale, eliminon Juven brenda 60 sekondash (video)

Unknown | Tuesday, January 29, 2013 |


Dramë e vërtetë ka ndodhur në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së Kupës së Italisë ndërmjet Lazios dhe Juventusit. Ishin lacianët ata që në fund siguruan kualifikimin në finale, pasi që në Romë triumfuan 2:1.

Ndërsa deri në minutën e 90+1 Lazio ishte duke udhëhequr 1:0, në skenë del Vidal i cili barazon rezultatin, por vetëm një minutën me vonë, Floccari arrin të shënoj për t’ia siguruar Lazios kualifikimin në finale.

Golin e parë për vendasit e shënoi Gonzalez në minutën e 53 të ndeshjes me asistim te Ledesmas. Kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana u inkuadrua në lojë në minutën e 86 në vend të Gonzalesit.

Në ndeshjen e parë të zhvilluar në Torino, Juventus dhe Lazio kishin luajtur 1:1.

Në finale, Lazio e pret fituesin e duelit ndërmjet Interit dhe Romës. Ndeshja e parë në Romë iu kishte takuar ‘ujkonjave’ me rezultat 2:1.

Ndeshja e kthimit pritet të zhvillohet në muajin prill. (ORAinfo)

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!