Kush tradhëton Inter bëhet lider te Milan!

Unknown | Wednesday, January 30, 2013 |

Mario Balotelli, është vetëm emri i fundit i listës së gjatë të sulmuesve që në karrierën e tyre kanë mbajtur fillimisht fanellën e Inter pastaj atë të Milan. 

Është shumë e çuditshme marrëdhënia mes dy skuadrave të Milanos, të cilat luftojnë shumë në fushë dhe në media, por përsa i përket shkëmbimeve apo shitjeve në merkato, bëhen “miq” shumë të mirë. Shembulli më i fundit është shkëmbimi Pazzini-Cassano. 

Një nga sulmuesit më të njohur që ka veshur të dy fanellat e klubeve Milaneze është  fenomeni Ronaldo, i cili pasi kishte veshur fanellën zikaltër në vitet 1997-2002 dhe pas eksperiencës me Real Madrid 2002-2007, veshi për një sezon fanellën e “Djallit”. Mos harrojmë edhe Vierin, i cili nga viti 1999-2005, ishte lojtar i Inter e më pas veshi fanellën e Milanit. I vetmi që ka bërë të kundërtën është Hernan Krespo, i cili në 2004-2005 ishte te Milan e më pas kaloi te Inter në vitin 2006-2009. 

Për të mos folur më pas edhe për lojtarë të tjerë si Dario Simiç, Clarence Seedorf apo Andrea Pirlo, të cilët i kanë veshur të dy fanellat e Milanos. Ky i fundit që tashmë luan me Juventusin është edhe lojtari i vetëm që ka arritur të veshë gjatë karrierës së tij futbollistike, fanellat e klubeve më të mëdha të kampionatit Italian siç janë Inter, Milan dhe Juve. 

Ajo që vihet re në këto kalime është se ish lojtarët e Interit të cilët pastaj janë bërë pjesë e Milan, kanë shpërthyer mënjëherë kur kanë veshur fanellën kuq e zi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!