Lëndohen tifozët duke e festuar ‘Ortekun’ (Video)

Ilir Tërstena | Thursday, January 31, 2013 |


Disa tifozë u lënduan fizikisht pasi ranë nga tribuna, gjatë festimit të së ashtuquajturës ‘Orteku’, në ndeshjen ndërmjet Gremios dhe Torcedores, e cila u zhvillua në Arena do Grêmio.

Tifozët u drejtuan drejt fushës në një sasi të madhe të tyre, kur mburojat u thyen dhe disa prej tyre ranë poshtë, në ndeshjen e Copa Livertadores në Brazil.

Për fat të mirë u evitua një tragjedi e tmerrshme, e cila ka mundur t’ua humbte jetën shumë tifozëve. Kjo është një festë e zakonshme në të gjithë Amerikën e Jugut, ku tifozët, në numër të madh i drejtohen tarracës poshtë, duke krijuar përshtypjen e një orteku. 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!