Materazzi: Nuk do t’ia besoja Benitezit asnjë klub

Edw | Tuesday, January 22, 2013 |

Mbrojtësi legjendar i Interit, Marco Materazzi, është shprehur sërish kundër menaxherit Rafa Benitez, për të cilin ka vetëm fjalë të këqija.

“Ai nuk është trajneri im ideal. Nëse unë do të isha në krye të një klubi, unë kurrë nuk do t’ia besoja atij ekipin tim”.
“Mënyra se si ai e prezantoi veten para ekipit tonë ishte katastrofale. Trajnerë të mëdhenj si Lippi dhe Mourinho shfrytëzojnë rregulla të pashkruara, por Benitez kërkoi të shkruhen 10 deri 12 rregulla strikte. Ishte sikurse të kthehesha sërish në shkollë apo të ndjek mësimet për patent shofer”, ka thënë Materazzi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!