Megjithatë, bisedimet vazhdojnë?

Edw | Tuesday, January 22, 2013 |

Edhe pse Adriano Galliani deklaroi të hënën se kanë dështuar bisedimet me Real Madridin për transferimin e Ricardo Kaka, mediat raportojnë se negociatat po vazhdojnë.

“Bisedimet për Kaka kanë dështuar. Është e pamundur të kompletohet marrëveshja për arsye fiskale. Marrëveshja dështoi para një ore. Ne ishim marrë vesh për gjithçka tjetër”, u tha Galliani gazetarëve.
Megjithatë, Goal.com njofton se përfaqësues të klubeve janë duke u përpjekur që të gjejnë një zgjidhje që braziliani të kthehet në San Siro.

Thuhet se klubet janë pajtuar rreth një huazimi dyvjeçar, por bisedimet po zhvillohen në aspektin e mbulimit të taksave, me ç’rast Reali kërkon shtatë milionë euro për këtë çështje

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!