Messi: Nuk jam produkt i përfunduar

Unknown | Monday, January 28, 2013 |

Katër herë radhazi lojtari më i mirë në botë, Lionel Messi, ka thënë se gjithnjë mundohet që të përmirësohet si futbollist dhe se dëshiron të fitojë gjithçka që është e mundur.

“Nuk është objektivi im që të thyej rekorde, unë dua të fitoj çdo sezon gjithçka që është e mundur me ekipin tim, qoftë Barcelonën apo Argjentinën”.

“Të gjithë ne mundohemi që të përmirësohemi në çdo aspekt të jetës, gjithashtu edhe në futboll. Këtë mundohem ta bëj edhe unë”, ka deklaruar Messi për Clarin.

Ai këtë e dëshmoi edhe të dielën mbrëma duke shënuar një gol më shumë (katër) sesa rivali i tij më i përafërt, Cristiano Ronaldo, i cili më herët kishte realizuar het-trik.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!