Messi & shokët: Në Bernabeu shkojmë për fitore

Unknown | Wednesday, January 30, 2013 |


Gjysmëfinalja e Kupës se Mbretit sigurisht se do të jetë edhe ballafaqim i drejtpërdrejt i dy futbollistëve më të mirë në botë aktualisht, Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Reali në këtë ndeshje përballet më mungesa të shumta në mbrojtje. Mirëpo, në gjashtë ndeshjet e fundit, megjithë këto mungesa, Reali ka pranuar vetëm një gol, duke iu dhënë shpresë madrilenëve që edhe kundër Barcelonës do të arrijnë rezultat pozitiv.

“Kjo është ndeshje e komplikuar dhe e rëndësishme. Barcelona është skuadër fantastike, mirëpo me vet faktin që ne luajmë në shtëpi, kemi gjasa të mira për rezultat pozitiv. Do të ndjejmë mungesën e disa lojtarëve të rëndësishëm, por kjo nuk duhet të jetë arsyetim nëse nuk arrijmë rezultat të mirë”, ka thënë Ronaldo.

Në anën tjetër, Leo Messi ka folur edhe për lëndimin e Casillasit. “Casillas është i rëndësishëm për Realin, mirëpo ne nuk duhet të bazohemi te portieri”.

Xavi dhe Busquets shpresojnë se Barcelona do të shënoj gola të cilat do t’iu mundësojnë që ndeshjen e kthimit ta presin të qetë.

“Për ne rezultat i mirë në Bernabeu do të ishte fitorja, jo barazimi”, ka thënë Busquets.

Xavi paralajmëron: “Shkojmë për fitore dhe të shënojmë sa më shumë gola. Duam ta prekim finalen”.

Në anketën e AS-it nga më shumë se 100.000 vota, rreth 70 përqind besojnë në fitoren e Barcelonës. (ORAinfo)

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!