Moratti i kënaqur me marrëveshjen e Sneijder

Edw | Monday, January 21, 2013 |

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, është shprehur i kënaqur për transferimin e Wesley Sneijderit te Galatasaray.

“Padyshim që jam i lumtur. Galatasaray bëri gjithçka si duhej, po ashtu edhe presidenti dhe zëvendëspresidenti i tyre”.
“Ata janë njerëz shumë të mirë. Mendoj se edhe lojtari është i lumtur, sepse përndryshe nuk do të kishte shkuar”, citon faqja zyrtare e Interit fjalët e Morattit.
Mesfushori holandez pas hezitimeve disa javëshe, më në fund arriti marrëveshje personale me gjigantin turk.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!