MotoGP: Prezantohet Honda HRC

Unknown | Friday, January 25, 2013 |

Një pamje dukshëm e rinovuar për Honda HRC, që do të zbresë në pistat e MotoGP për kampionatin e ardhshëm me dyshen e pilotëve Dani Pedrosa e Marc Marquez. Skuadra është prezantuar në Madrid: bashkë me dy pilotët spanjollë ishte edhe zëvendës presidenti ekzekutiv i HRC-së, Shuhei Nakamoto, dhe drejtori i ri i ekipit, Livio Suppo. 

Pas humbjes së Stoner-it, Honda është përqendruar totalisht te Pedrosa, për t’i hequr titullin Lorenzo-s, por edhe nga Marquez pritet një duel me më të fortët. “Motorri i ri ka një impiant të ri freskimi, që do të jetë i domosdoshëm gjatë sezonit. Nuk mundën të bënim shumë gjëra në testet e fundit në Valencia, kështu që mezi pres të shkojmë në Malajzi për të provuar risitë. 

Grafika e re më pëlqen shumë, besoj se duhej një ndryshim i tillë, pas shumë kohësh që ka mbetur pothuajse e ngjashme”, ka thënë Pedrosa.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!