“Mourinho ka mosmarrëveshje me secilin lojtar”

Edw | Tuesday, January 22, 2013 |

Ish-mbrojtësi i Real Madridit, Michel Salgado, thotë se Jose Mourinho nuk ka raporte të këqija vetëm me Iker Casillasin, por me të gjithë lojtarët.

“Nuk mendoj se Mourinho ka një ‘çarje’ vetëm me Casillasin, por me të gjithë në zhveshtore”.
“Mendoj se trajneri duhet ta bëjë hapin e parë dhe të mbajë një takim me secilin, për ta diskutuar situatën dhe për t’i qartësuar gjërat”, ka deklaruar Salgado për Sport Express.
Ndryshe, 37-vjeçari beson që Los Blancos nuk janë jashtë garës për titull, edhe pse gjenden 15 pikë prapa Barcelonës.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!