Mourinho: Kampionati, një mision i pamundur!

Unknown | Wednesday, January 23, 2013 |

Më në fund Jose Mourinho ka folur për mediat. Trajneri i Realit të Madridit merr në analizë së pari aktualitetin e skuadrës merenges, duke pranuar pikë së pari se La Liga është e humbur. “ Kampionati është i pamundur në këtë moment. Kemi një diferencë shumë të madhe me kreun. 

Ky është një kampioant për ata që janë sipër nesh dhe duhet të përqëndrohemi te objektiva të tjerë, sic janë Kupa e Mbretit dhe Champions League.” Portugezi u ngacmua dhe për polemikat e shumta që e kanë rrethuar atë personalisht dhe skuadrën e tij në ditët e fundit, duke I cilësuar ato më së shumti trillime mediatike. “ Flitet për polemika që nuk ekzistojnë. 

Cdo ditë kërkojnë ndaj meje një polemikë që nuk ekziston. Unë jam një trajner futbolli, bëj punën time duke shpresuar te rezultatet. Unë bëj punën time dhe dhe pres me qetësi fundin e sezonit” Por cdo të ndodhë pas tij, janë të fortë zërat që e shohin Mourinhon një ditë te Chelsea dhe një ditë te Paris Saint-Germain, por portugezi e përjashton pistën franceze, të paktën për të ardhmen e afërt.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!