Napoli forcon sulmin vjen Josip Radosevic

Unknown | Friday, January 25, 2013 |

Goditje në perspektivë në merkato për Napolin. Klubi italian që deri tani ka blerë sulmuesin Calaio dhe mbrojtësin Armero, realizon përforcimin e tretë dhe bëhet fjalë për 18 vjeçarin Josip Radosevic të Hajdukut të Splitit. 

De Laurentiis do të derdhë 3 mln Euro plus bonuse në arkën e klubit kroat ndërsa për lojtarin kontratë për 4 vjet e gjysmë. Në 11 Shtator të vitit të kaluar Radosevic luajti ndeshjen e parë me kombëtaren duke u bërë lojtari më i ri në histori që debuton me përfaqësuesen e Kroacisë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!