NBA: Mbaron sezoni për Varejao, i zbulohet tromb në mushkëri

Edw | Tuesday, January 22, 2013 |

Qendra e Cleveland Cavaliers, Anderson Varejao, do të mungojë në pjesën e mbetur të sezonit në NBA, sepse i është zbuluar një tromb gjaku në mushkërinë e djathtë.
30-vjeçari u lëndua në dhjetor të vitit të kaluar dhe u desh t’i nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjike gjatë këtij muaji, nga e cila do të duhej të pushonte dy muaj.
Mirëpo, pas shfaqjes së problemeve serioze, ai është dërguar në spital ku është zbuluar trombi dhe është duke u trajtuar me terapi anti-koaguluese.
Në një komunikatë të Clevelandit thuhet se braziliani do të shërohet plotësisht, megjithatë kjo do të marrë kohë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!