Perez: Marca gënjen, kërkon të destabilizojë Real-in

Lina's | Thursday, January 24, 2013 |

Florentino Perez ka reaguar menjëherë pas lajmit të publikuar nga restigjozja Marca. Numri një i Real Madrid  është paraqitur në Bernabeu i përpiktë në orar dhe përpara shtypit ka mohuar kategorikisht lajmin e nxjerrë nga gazeta Marca, për ultimatumin e dhënë nga lojtarët në drejtim të trajnerit jose mourinho. 

“Gënjeshtër, kjo është e gjitha një gënjeshtër. E shoh me vend të thyej heshtjen dhe të përgënjeshtroj këtë informacion të nxjerrë në gazetën Marca. Më duket dicka shumë e rëndë nga ana etike, që të publikohen të tilla lajme. Më duket se synimi është të destabilizojnë një klub që ka mbi vete 110 vite histori të lavdishme. 

Është diçka shumë e keqe. Në atë drekë ishim katër veta dhe askush nga ne nuk është pyetur për të konfirmuar këtë lajm, që e përsëris është e gjitha një gënjeshtër.”

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!