Pirlo mungon me Genoa

Unknown | Saturday, January 26, 2013 |

Juventus nuk mund t’ia besojë mesfushën Andrea Pirlos as në përballjen e kësaj fundjave ndaj Genoas. 33-vjeçari vazhdon të qëndrojë në infermieri për shkak të një dëmtimi dhe kjo mund të ndikojë në takimin e radhës që do të luhet në “Juventus Stadium”. 

Pirlo konsiderohet si një nga pikat më të forta dhe mungesa e tij ka ndikuar ndjeshëm për skuadrën torineze në vitin 2013 ku ka treguar se nuk është e pathyeshme. Sipas mediave italiane, gjeometri i mesfushës bardhezi pritet të rikthehet për sfidën e mesjavës në Kupën e Italisë kundër Lazios në “Olimpico”. Ndërkohë, Antonio Conte rigjen sulmuesit Giovinco e Quagliarella. 

Çelësat e mbrojtjes do t’i dorëzohen sërish Barzaglit, Bonuccit e Caceres. Një mungesë me peshë do të jetë edhe ajo e Matrit, i cili po vuan nga virusi i gripit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!