Plas te Reali, futbollistët kërkojnë largimin e Mourinho

Lina's | Thursday, January 24, 2013 |

Situata nuk është aspak e qetë të Real Madrid pas takimit të Kupës së Mbretit. Sipas të përditshmes spanjolle Marca, që është shumë pranë kampionëve në fuqi të Primera Divizion, dy lojtarët më të rëndësishëm Los Blankos, portieri Iker Casillas dhe mbrojtësi Sergio Ramos, i kanë komunikuar presidentit Florentino Perez, se nëse Jose Mourinho konfirmohet trajner i Realit sezonin e ardhshëm, shumë nga titullarët do të kërkojnë largimin. 

Futbollistët e konsiderojnë të padurueshëm raportin e krijuar me trajnerin portugez, ndaj kanë vendosur që të kërkojnë largimin nga Madridi në fund të sezonit, nëse 49-vjeçari konfirmohet edhe sezonin e ardhshëm në krye të Los Blancos.


Tashmë nuk ka më dilema, te dhomat e zhveshjes së Realit ziejnë polemikat, që me siguri do të gjenerojnë vendime sensacionale të drejtuesve.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!