Platini: Trukimi i ndeshjeve, rreziku më i madh i futbollit

Edw | Tuesday, January 22, 2013 |

Presidenti i UEFA-s, Michel Platini, ka thënë se ai është i brengosur për racizmin, por rreziku më i madh i futbollit është montimi i ndeshjeve.

“Nëse nesër, ne shkojmë të ndjekim një ndeshje duke e ditur se si do të përfundojë ajo, atëherë futbolli ka vdekur”.
“Racizmi e dhuna nuk e prekin vetëm futbollin por edhe publikun. Ndërsa në anën tjetër ne jemi shumë të brengosur me trukimin e ndeshjeve. Për mua, ky është turp i madh”, ka thënë Platini për RTL.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!