Racizmi edhe në Eredivisie, tifozët fyejn sulmuesin Altidore (video)

Unknown | Wednesday, January 30, 2013 |


Pothujase kanë hyrë në "modë", koret raciste në ligat evropjane, pasi në një ndeshje miqësore, u fyje Kevin Prince Boateng, tani kjo gjë ka ndodhur edhe në kuadër të Kupes së Hoalndes, në ndeshjen Den Bosch - Az Alkmar, ku sulmuesi amerikan Jozy Altidore, ishte viktimë e fyerjeve raciste nga tifozët vendas.

Lojtari, nuk e lëshoi ndeshjen pasi u fyje, por që pas ndeshjes u shpreh tejet i zhgënjyer për këtë fakt, por nuk mendon që do ta lëshoj ndeshjen, nëse i ndodh përsëri.

"Jam shumë i zhgënjyer, që ndodhin këto gjëra. Nuk jam viktima e vetme e abuzimive raciste, por këtë gjë e bëjnë persona të ulët. Do të vazhdoj të luajë, nuk e kam ndërmend të largohem nga fusha nëse disa persona të pandergjegjshëm më fyejnë. Është turp për ta, ata nuk janë tifozë të futbollit" përfundoi ish sulmuesi i Villareal.

Që të dy skuadrat e denuan rastin pas ndeshjes, duke theksuar se këto gjëra i qesin një hije të keqe futbollit holandez. Drejtori sportiv i Az Alkmar, Stewart, theksoi së ndihet i trishtuar me atë që dëgjoi në shkallët e stadiumit.

"Ndihem i trishtuar nga kjo që pashë sot, kjo është qesharake, si munden ata persona të fyejnë një lojtarë të futbollit, ata nuk janë dashamirë të këtijë sporti. Këto gjëra i qesin hije të keqe futbollit holandez, shpresojmë që më nuk do të ndodhin asnjëherë" përfundoi drejtori sportiv i AZ Alkmar.

Ndërkohe edhe një zyrtar i lartë i skuadrës së kategorisë së dytë holandeze, Den Bosch, denoi ashpër fyerjet raciste ndaj Altidores, duke theksuar se nuk ka fjalë për ta përshkruar atë që ndodhi.

"Ndihem i turpëruar, se si ata persona fyejnë lojtarin. Nuk kam fjalë për ta përshkruar këtë ngjarje, është e idiotizëm i madhë nga disa persona, që mundohen ti qesin hije të keqe skuadrës sonë" tha zyrtari i lartë i klubit holandez. (Betim Zeqiri/ORAinfo)

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!