Raiola zbulon detajet e transferimit të Balotellit

Unknown | Thursday, January 31, 2013 |


Mario Balotelli prej orësh vazhdon të jetë në qëndër të vëmëndjes së shtypit italian dhe kjo jo gjithnjë për fajin e tij. Ku shkon Balotelli ndodhin trazira. Ka ndodhur fillimisht në drekë kur ai po kryente vizitat mjekësore në një spital pranë Milanellos e më pas në darkën e parë të sulmuesit italian me Adriano Gallianin dhe trajnerin e tij të ardhshëm ku tifozët e shumtë kuqezinjë që ndodheshin jashtë restorantit kanë patur përplasje. Pra Balotelli gjithnjë hap probleme, por ky nuk është mendimi i agjentit të tij Mino Raiola që nuk i kursen lëvdatat për numrin 45 të Milanit.

“Blerja e Balotellit nga ana e Milanit ka ndryshuar vlerat: Seria A tani vlen 50% më shumë ndërsa Premier League 50% më pak. Italia ka rimarrë një kampion të madh dhe të mos harrojmë se nuk kemi parë akoma as gjysmën e asajt që Balotelli mund të bëjë. Italia do të ketë më shumë vëmëndje tani. Gazetarët në Angli janë të trishtuar mendojnë se mund të humbasin vëndin e punës. Duke lënë mënjanë shakatë e rëndësishme është që Mario është rikthyer në shtëpi”.

Më pas Mino Raiola shpjegoi të gjitha detajet dhe vështirësitë e një operacioni kaq të vështire por edhe të rëndësishëm për të, klientin e tij dhe Milanin.

“Momenti më i vështirë? Në 60 ditët e fundit tratativa ka dështuar 7 apo 8 herë vecanërisht për fajin e medias që e bëzdiste shumë Cityn. Pronarët nuk ishin të bindur për ta shitur ndaj na u desh ti bindnim hap mbas hapi. Fraza e molës së kalbur nga Berlusconi? E rëndësishme është se cfarë bën një njeri dhe jo ajo që thotë. Edhe Barbara është e kënaqur. Tratativa kishte filluar prej muajsh, Mario është një idhull dhe rikthimi i tij është një sinjal pozitiv për të gjitha skuadrat italiane. Kemi ruajtur ekulibrat dhe në fund ja arritëm qëllimit falë edhe Milanit që besojë deri në fund”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!