Reali klubi më i pasur në botë,pas tyre Barcelona e United

Ilir Tërstena | Friday, January 25, 2013 |


Reali i Madridit kryeson  në listën e klubeve më të pasura të futbollit në botë për të tetin vit radhazi, duke kaluar për herë të parë kufirin prej 500 milionë eurove të ardhura. Në raportin e përvitshëm të “Deloitte” për vitin 2012, kampionët e Spanjës regjistrojnë një rritje prej 9% nga viti paraardhes, duke akumuluar të ardhura prej 513 milionë eurosh.

Barcelona dhe Manchester United janë dy klubet më të pasura pas madrilenëve, ndërsa Milani është klubi me të ardhurat më të larta në Itali në vitin 2012, ndikuar edhe nga shitjet e rëndësishme të disa futbollistëve kryesorë si Ibrahimovich apo Thiago Silva.

Ky është raporti i “Deloitte”, për 20 klubet me të ardhurat më të larta të vitit 2012.
  • 1. Real Madrid                   513 milionë euro
    2. Barcelona                      483
    3. Manchester United   396
    4. Bayern Munich           368
    5. Chelsea                          323
    6. Arsenal                         290
    7. Manchester City        286
    8. Milan                              257
    9. Liverpool                       233
    10. Juventus                     195
    11. Borussia Dortmund  189
    12. Inter                             186
    13. Tottenham                   178
    14. Schalke 04                   175
    15. Napoli                          148
    16. Marseille                      135
    17. Lyon                            131
    18. Hamburg                     121
    19. Roma                           116
    20. Newcastle                    115

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!