Reali kundër Barcelonës me mungesa të mëdha

Unknown | Monday, January 28, 2013 |

Realit të Madridit do t’i duhet të përballojë të mërkurën Barcelonën pa disa prej lojtarëve më të rëndësishëm për të. Në sfidën gjysmëfinale për Kupën e Mbretit do të mungojnë, portieri Iker Casillas, i cili stopohet për tre muaj si dhe mbrojtësi Pepe që nuk është rikuperuar ende. 

Mourinho nuk do të mund të zbresë në Bernabeu mbrojtësit Sergio Ramos, Fabio Coentrao dhe Angel Di Maria pasi janë të skualifikuar. Me sa duket fati nuk është ne anën e Realit, i cili ka 15 pikë diferencë me Barcelonën në Kampionat dhe synon fitoren e këtij trofeu.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!