Reali një muaj pa Kasilasin

Lina's | Thursday, January 24, 2013 |


Klubi mbretror Real Madrid, ka humbur kapitenin e sajë Iker Kasilas, për një muaj, pas lëndimit që morri portieri spanjoll në ndeshjen ndaj Valencias, nga bashklojtari i tij, Alvaro Arbeloa.

Pas egzaminimeve mjeksore, në spitalin "La Moralajea Sanitas", është konfirmuar se Kasilas, do të mungojë së paku një muaj, pasi ka pësuar një fraktur në dorën e tij të majtë.

Në mungesë të kapitenit të tyre, tani porten e Real Madrid, pritet që ta mbrojë portieri i ri, Adan, në të cilin trajneri Jose Mourinho, po ka shumë besim. (Betim Zeqiri/ORAinfo) 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!