Robben shënjestron tre titujt

Edw | Tuesday, January 22, 2013 |

Anësori i Bayern Munichut, Arjen Robben, e ka bërë të qartë se bavarezët këtë edicion nuk e duan vetëm titullin e Bundesligas.

Klubi më i madh gjerman aktualisht është nëntë pikë përpara përcjellësit të parë, Bayer Leverkusen dhe është në rrugë të mirë për t’u shpallur kampion i Gjermanisë, titull të cilin nuk e fitoi në dy sezonet e kaluara.
“Shpesh dëgjoj se kampionati është gjëja më e rëndësishme. Unë mendoj ndryshe”.

“Objektivi duhet të jenë të tre titujt, Liga e Kampionëve dhe Bundesliga janë më të rëndësishmit”, citon Kicker fjalët e 28-vjeçarit. /

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!