Rooney 'shqëlmon' Robin Van Persie (Foto/Video)

Unknown | Monday, January 21, 2013 |


Gjatë nxehjes para fillimit të ndeshjës që Manchester United ka zhvilluar ndaj Tottenham në White Hart Lane, Wayne Roony ka ‘shqelmuar’ bashkëlojtarin e tij Robin van Persie.

Dyshja e sulmit e ‘ngucën’ njëri tjetrin’, para fillimit të ndeshjës, por kuptohet se kjo ishte një shaka në mes tyre.
Rooney e nisi lojën nga bankina dhe ndoshta ia dha një shqelm sulmuesit holandez për ta motivuar për lojë.

Dhe, Van Persie shënoi në barazimin ndaj Hotspur. Nuk jemi të sigurt se çfarë deshi të thoshte Rooney me atë shaka, por ndoshta është një përkujtim se e do një vend në ekipin bazë të Sir Alex Fergusonit. (ORAinfo)






Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!