Salihi në Ukrainë ose Turqi

Unknown | Friday, January 25, 2013 |


Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Hamdi Salihi, tashmë është ndarë klubin amerikan DC United. Vetë drejtuesit e këtij klubi deklaruan në media se shqiptari nuk ishte më pjesë e projektit të tyre dhe se kishin gjetur një akord që ai të largohej nga ekipi, por nuk mund të firmoste me asnjë skuadër tjetër amerikane. 28-vjeçari luajti shumë pak stinorin që shkoi dhe kjo duket se po e dënon edhe në ekipin Kombëtar. 

Posa kanë dëgjuar për këtë vendim të klubit amerikan, klube nga Evropa kanë filluar të bëjnë hapat e tyre drejt transferimit të ‘bomberit’ shqiptar.

Siç kanë njoftuar mediat shqiptare, në pyetje janë disa oferta nga Ukraina dhe Turqia. Dy klube turke kanë shfaqur interes për sulmuesin, por për shkak se ky i fundit ende nuk ka zgjidhur çështjet kontraktuale me DC United, ua ka sosur durimin klubeve nga Superliga turke, të cilat nuk duan të rrezikojnë deri më 31 janar. Ofertat më joshëse për futbollistin duket se kanë ardhur nga Ukraina. 

Klubet që janë ofruar janë të nivelit të kënaqshëm, përmbushin kërkesat financiare të lojtarit dhe janë të gatshme t’i ofrojnë edhe një vend titullari. Në këtë rast lojtari nuk ka as probleme burokratike, pasi nuk konsiderohet ekstrakomunitar. (ORAinfo)

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!