Scolari rikthen Ronaldinho në kombëtare

Unknown | Wednesday, January 23, 2013 |


Tekniku i Seleçaove Felipe Scolari ka bërë publike listën e lojtarëve që do të grumbullojë për ndeshjen miqësore të 6 shkurtit në Uembli ndaj Anglisë. Tekniku i ka çuditur të gjithë me rikthimin e Ronaldinho dhe portierit Julio Cesar, ndërsa Kaka’ nuk u grumbullua sërish pas rikthimit tek Seleçao në miqësoret e fundit. Momenti i mirë që po kalon Atletico Madrid ka shpërblyer dy brazilianët e klubit spanjoll. 

Filipe Luis dhe Miranda janë grumbulluar për herë të parë me pesë herë kampionët e botës. Ja lista e plotë e lojtarëve të Brazilit të grumbulluar për miqësoren e luksit me Anglinë:

Portierë: Diego Alves (Valencia) dhe Julio César (Queens Park Rangers)
Mbrojtës: Daniel Alves (Barcelona), Adriano (Barcelona), Filipe Luis (Atlético Madrid), Dante (Bayern Munchen), David Luiz (Chelsea), Leandro Castán (Roma) dhe Miranda (Atlético Madrid)
Mesfushorë: Arouca (Santos), Hernanes (Lazio), Paulinho (Corinthians), Ramires (Chelsea), Oscar (Chelsea) dhe Ronaldinho (Atlético-MG)
Sulmues: Neymar (Santos), Lucas (PSG), Luis Fabiano (São Paulo), Fred (Fluminense) dhe Hulk (Zenit)

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!